Skip to content

Protestat në Tiranë përshkallëzohen, Rama mbledh urgjent ministrat dhe merr vendimin e papritur!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë, duke u ndalur te incidentet e regjistruara dhe kërkesat e studentëve për sistemin arsimor.

 

Sipas burimeve të “Vizion Plus”, gjatë një takimi me ministrat e kabinetit, Rama ka bërë dallimin mes personave që janë përfshirë në akte dhune dhe studentëve që protestojnë për problematikat në arsim.

 

Kryeministri mësohet të ketë deklaruar se personat që kanë kryer veprime të dhunshme “nuk janë studentë”, duke kundërshtuar lidhjen e këtyre akteve me protestën studentore.

 

Në të njëjtën kohë, Rama u ka kërkuar ministrave që t’u kushtojnë vëmendje kërkesave dhe shqetësimeve të studentëve, duke theksuar nevojën që problematikat e ngritura prej tyre të trajtohen me urgjencë nga institucionet përgjegjëse.

 

Reagimi vjen në një moment të tensionuar në kryeqytet, ku gjatë protestave janë regjistruar përplasje dhe dëmtime të pronës publike e private.

 

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura masa konkrete apo vendime të tjera të marra gjatë mbledhjes së ministrave.

 

Published inNews Shqip