Skip to content

Qeveria Kurti ndan 2 milionë euro për mërgatën – ja ku do të shkojnë fondet

Qeveria në detyrë e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, ka miratuar një mbështetje financiare prej 2 milionë eurosh për diasporën.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, këto mjete do të përdoren për të mbështetur linjat ajrore që shërbejnë destinacionet ku udhëton mërgata kosovare.

Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të Qeverisë, ku janë ndarë 2,000,000 euro për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës”, pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Qëllimi i këtij financimi është lehtësimi i lidhjeve të diasporës me Kosovën përmes mbështetjes së fluturimeve drejt vendeve ku jeton mërgata.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *