Kryeministri Edi Rama do të qëndrojë këtë të hënë në Francë, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee. Sipas burimeve, takimi është planifikuar të nisë në orën 13:00.
Në fokus të bisedimeve pritet të jenë procesi i integrimit europian të Shqipërisë, forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe investimet franceze në vend. Gjithashtu, dy liderët do të diskutojnë për disa projekte konkrete, ndër të cilat edhe hapja e liceut francez në Korçë.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës kanë njohur zhvillime të rëndësishme vitet e fundit. Gjatë vizitës së Macron në Tiranë vitin e kaluar, u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi në sektorët e energjisë, turizmit dhe inovacionit. Mes tyre ishte edhe memorandumi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajonin e Korçës, si dhe Plani i Veprimit për Inovacionin Francë–Shqipëri.


Be First to Comment