Skip to content

Rama paralajmëron lëvizjen e radhës: Aksion i ri nga veriu në jug

Rama nis turin në 12 qarqe, fokus te zbatimi i angazhimeve të qeverisë

Kryeministri Edi Rama pritet të nisë një tur takimesh në të gjithë vendin, me synim koordinimin dhe vënien në zbatim të porosive të përcaktuara gjatë dy takimeve të zhvilluara në Pogradec.

Sipas burimeve të “Top Channel”, të premten, në orën 17:00, në selinë e Partisë Socialiste, Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë dhe ministrat, ku në fokus do të jetë avancimi i angazhimeve të përcaktuara në dokumentin “Besa”.

Ndërkohë, burime nga PS bëjnë me dije se kryeministri pritet të nisë një tur në 12 qarqet e vendit.

Turi do të nisë nga qarku i Tiranës, ku Rama, së bashku me deputetët socialistë, do të diskutojë për ecurinë e angazhimeve të përcaktuara në dokumentin “Besa”, si dhe për “Pasqyra Albania”.

Në këtë mënyrë, mazhoranca synon të përshpejtojë zbatimin e prioriteteve dhe angazhimeve të përcaktuara pas takimeve të fundit të strukturave drejtuese.

Published inNews Shqip