Skip to content

Rama surprizon me deklaratën e papritur: Askush nuk e priste këtë qëndrim!

Rama pranon sfidën e protestave: “Na kanë gërryer raportin me qytetarët”, paralajmëron ndryshime në qeverisje

 

Pas dy ditësh diskutimesh në Pogradec, kryeministri Edi Rama ka reflektuar publikisht mbi protestat qytetare dhe raportin mes shtetit dhe qytetarëve. Ai pranoi se protesta e fundit e ka sfiduar realisht qeverinë, duke theksuar se zhvillimet e periudhës së fundit kanë cenuar marrëdhënien qytetar-shtet.

 

Në një komunikim në rrjetet sociale gjatë largimit nga Pogradeci, Rama tha se qeverisja duhet të përmirësohet dhe paralajmëroi një qasje të re të Partisë Socialiste në territor.

 

“Gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë ka gërryer një shtrat të raportit të qytetarit me shtetin dhe të qeverisjes”, u shpreh Rama, duke shtuar se qeverisja do të duhet të ndryshojë bazuar në përvojën e fituar.

 

Sipas kryeministrit, gjatë mbledhjes janë konsoliduar disa qëndrime të reja për raportin mes qytetarëve dhe shtetit, si dhe për mënyrën se si PS-ja do të jetë më e pranishme në territor.

 

Një nga programet që Rama veçoi si prioritet për vitin e dytë të mandatit është strehimi. Ai e cilësoi këtë si një program të ri, krahas ndërhyrjeve të tjera që do të prekin sektorë të ndryshëm.

 

Rama prezantoi gjithashtu “Pasqyrë Albania”, një mekanizëm që, sipas tij, synon t’u japë qytetarëve informacion në kohë reale dhe të përmirësojë komunikimin mes shtetit dhe qytetarit.

 

Një tjetër objektiv i qeverisë është ajo që Rama e quajti “Shqipëria Sociale”, me fokus te shëndetësia, arsimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës. Sipas tij, prioriteti duhet të kalojë nga mbijetesa te standardi i jetesës.

 

Kryeministri foli edhe për çmimet e ushqimeve bazë, duke deklaruar se qeveria nuk synon të vendosë çmime, por të krijojë një mekanizëm që rrit transparencën për konsumatorët.

 

Në fund, Rama e cilësoi protestën qytetare si një sfidë reale për qeverinë, duke e dalluar atë nga opozita politike.

 

“Ajo protestë që ndodhi na ka sfiduar realisht, për aq kohë sa ishte qytetare”, deklaroi Rama, duke shtuar se kërkesa e qytetarëve për më shumë është një sinjal që qeveria duhet ta marrë seriozisht.

Published inNews Shqip