Skip to content

Rusia paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Sulmet ndaj Iranit mund të sjellin pasoja të rënda!

Diplomati rus, Mikhail Ulyanov, ka reaguar pas raportimeve se SHBA-ja dhe Izraeli mund të ndërmarrin sulme të reja ndaj Iranit në ditët e ardhshme.

 

Në një deklaratë publike, Ulyanov tha se sipas vlerësimeve të ekspertëve perëndimorë, Uashingtoni dhe Tel Avivi po shqyrtojnë mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake kundër Iranit shumë shpejt, madje edhe brenda disa orësh.

 

Ai paralajmëroi se një veprim i tillë do të ishte dëshmi se SHBA-ja dhe Izraeli nuk kanë reflektuar mbi “gabimet strategjike të së kaluarës”.

 

Deklarata e diplomatit rus vjen pas një raporti të publikuar nga “The New York Times”, ku thuhet se SHBA-ja dhe Izraeli kanë intensifikuar përgatitjet për një operacion të ri ushtarak kundër Iranit, më shumë se në çdo moment tjetër që nga armëpushimi i muajit të kaluar.

 

Sipas burimeve nga Lindja e Mesme të cituara në raport, të dy vendet synojnë të jenë të gatshme për veprim që javën e ardhshme.

 

Ndërkohë, situata në rajon vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet amerikane apo izraelite lidhur me këto raportime.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *