Skip to content

SELIN BOLLATI SURPRISES FANS/ Oferta e madhe nga Top Channel!

SELIN BOLLATI RIKTHEHET NË TOP CHANNEL/ Zbulon projektin e ri televiziv

Balerina dhe ish-fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ka zbuluar disa detaje të reja për planet e saj profesionale dhe rikthimin në ekran.

Gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5”, Selin bëri të ditur se këtë sezon do të jetë pjesë e programit “Goca dhe Gra”, ku do të angazhohet si një prej bashkëprezantuesve.

Ajo tregoi se rikthimi në Top Channel ka një domethënie të veçantë për të, pasi bëhet fjalë për një ëndërr që e kishte që në fëmijëri.

“Ka një rikthim dhe ka në vendin ku Selini i vogël e ka ëndërruar dhe nuk e ka menduar që do të vinte kaq shpejt. Top Channel është një televizion shumë i madh, ka vend për të gjithë ëndërrimtarët, njerëzit e rinj që kanë vizion dhe duan të zhvillohen”, u shpreh ajo.

Selin shtoi se televizioni i ka dhënë mundësinë për të bërë një hap të ri në karrierë dhe se këtë sezon do ta shohim në një prej programeve të njohura të ekranit.

“Top Channel më ka hapur dyert, unë do jem në një nga programet më të bukura. Selin këtë sezon do ta shihni në ‘Goca dhe Gra’. Një nga risitë e këtij sezoni është që unë do jem aty. Kaq për momentin”, përfundoi ajo.

Published inNews Shqip