Selvija ka prekur ndjekësit e saj me një postim emocional në rrjetet sociale, ku ka ndarë një pjesë nga një këngë e papublikuar e partnerit të saj të ndjerë, Shpat Kasapi.
Në videon e publikuar në InstaStory, ku shihet një pamje e hënës së plotë, dëgjohen disa vargje nga kënga, ndërsa Selvija ka shoqëruar momentin me një mesazh të shkurtër dhe prekës:
“Kënga që nuk kam fuqi ta publikoj…” ❤️🩹
Fragmenti i këngës përmban vargje të ndjera:
“Sa herë që vjen nata, më trego a të vij në mendje, a je duke e parë këtë hënë…”
Publikimi ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë reaguar me mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti për Selvijen.
Më herët, ajo kishte publikuar edhe një tjetër projekt muzikor të lënë pas nga Shpat Kasapi, dedikuar nënave. Selvija ka treguar se dëshiron të sjellë për publikun edhe këngët e tjera të papublikuara të artistit, me qëllim që të ruajë gjallë kujtimin dhe trashëgiminë e tij muzikore.

Be First to Comment