Skip to content

SHBA jep paralajmërimin për luftën me Iranin – çfarë rreziku ka për Shqipërinë dhe Kosovën?

Përplasjet dhe tensionet në Lindja e Mesme kanë nisur të reflektohen menjëherë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke sjellë rritje të çmimit të naftës në bursat botërore. Çdo konflikt në këtë rajon ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregun global, pasi një pjesë e konsiderueshme e prodhimit dhe transportit të naftës kalon pikërisht nga kjo zonë.

Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare zakonisht reflektohet pas pak ditësh edhe në vende si Shqipëria dhe Kosova, të cilat janë tërësisht të varura nga importi i karburanteve.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse konflikti vazhdon apo përshkallëzohet, pritet një tjetër rritje e çmimit të naftës dhe benzinës. Kjo do të sillte një efekt zinxhir në ekonomi, duke ndikuar në:

rritjen e kostos së transportit

shtrenjtimin e produkteve ushqimore

rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të tjera

Edhe pse konflikti zhvillohet mijëra kilometra larg, efektet ekonomike ndihen drejtpërdrejt në rajonin tonë.

Analistët ekonomikë theksojnë se, nëse përplasjet me Iran zgjasin dhe përshkallëzohen, mund të përballemi me një tjetër krizë energjetike, të ngjashme me situatën pas luftës në Ukrainë.

Për vende si Shqipëria dhe Kosova, që varen nga importi i energjisë dhe karburanteve, një zhvillim i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në ekonominë e familjeve dhe bizneseve.

Nëse situata vijon, qytetarët pritet të përballen me një valë të re shtrenjtimi – nga karburantet deri te produktet bazë të përditshme.

Published inNews Shqip