Një episod i pazakontë dhe historik u regjistrua gjatë ndeshjes mes SHBA-së dhe Paraguajit në Kupën e Botës, ku për herë të parë u aplikua një nga risitë më të fundit të sistemit VAR.
Bëhet fjalë për rregullin e “identitetit të gabuar”, i cili i jep mundësinë arbitrit të korrigjojë një vendim disiplinor pas rishikimit të pamjeve dhe të ndryshojë lojtarin e ndëshkuar.
Në këtë rast, arbitri holandez Danny Makkelie ndëshkoi fillimisht me karton të verdhë mbrojtësin amerikan Tim Ream për një ndërhyrje ndaj Miguel Almiron. Megjithatë, pas sinjalizimit nga dhoma e VAR-it, gjyqtari u thirr të rishikonte aksionin në monitor.
Pamjet treguan se Almiron kishte ekzagjeruar kontaktin për të fituar faullin. Pas verifikimit, Makkelie ndryshoi vendimin e tij, anuloi kartonin e verdhë për Ream dhe ndëshkoi vetë futbollistin paraguajan me karton të verdhë për simulim.
Ky vendim shënoi një moment historik për përdorimin e VAR-it, duke demonstruar në praktikë zbatimin e rregullit të ri që synon të eliminojë gabimet në identifikimin dhe ndëshkimin e lojtarëve gjatë ndeshjeve.