Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Shifrat që tronditin: Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars nga rritja e naftës!

Posted on April 16, 2026 by admin

Rritja e çmimit të naftës gjatë muajit mars ka rënduar ndjeshëm xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë paguar rreth 11 milionë euro më shumë vetëm për shkak të shtrenjtimit të karburantit.

 

Muaji mars nisi me rritjen e parë të çmimit, nga 175 lekë për litër – nivel që kishte mbetur i pandryshuar për gati dy vite – në 179 lekë. Por, në ditët në vijim, çmimet u rritën me ritme të shpejta, të ndikuara nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

 

Më 17 mars, çmimi i naftës arriti në 200 lekë për litër, ndërsa vetëm dy ditë më vonë u rrit në 214 lekë. Edhe pse u riaktivizua Bordi i Transparencës, ulja e çmimeve ishte e përkohshme, duke zbritur në 203 lekë për vetëm dy ditë, për t’u rritur sërish në fund të muajit në 218 lekë. Në total, çmimi mesatar i naftës në mars ishte rreth 200 lekë për litër, ose 14% më i lartë krahasuar me periudhën e mëparshme.

 

Pavarësisht kësaj rritjeje të ndjeshme, konsumi i naftës nuk pësoi rënie. Përkundrazi, ai u rrit me rreth 6% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat, në mars u konsumuan 35.8 mijë ton naftë, nga 33.8 mijë ton një vit më parë.

 

Operatorët e tregut konfirmojnë se kërkesa ka mbetur e qëndrueshme, duke treguar se nafta mbetet një produkt i domosdoshëm për qytetarët. Ndikim ka edhe sistemi i kufizuar i transportit publik, i cili i detyron shumë persona të përdorin automjetet private për lëvizjet e përditshme.

 

Edhe të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) tregojnë se interesi për blerjen e automjeteve vijon të rritet. Vetëm në mars u regjistruan për herë të parë 7,891 mjete, një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë – niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë.

 

Në tremujorin e parë të vitit, në rrugët e vendit janë shtuar rreth 22 mijë automjete të reja, me një rritje prej 8.4% në bazë vjetore. Rreth 60% e tyre përdorin naftën si karburant.

 

Në total, gjatë marsit janë konsumuar rreth 42.4 milionë litra naftë. Për këtë sasi, qytetarët kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, ose afërsisht 87 milionë euro. Nëse çmimi do të kishte mbetur në nivelin prej 175 lekë për litër, shpenzimi total do të ishte rreth 7.4 miliardë lekë – pra rreth 11 milionë euro më pak.

 

Në Shqipëri, nafta mbetet karburanti dominues. Sipas të dhënave të DPSHTRR, në vend qarkullojnë mbi 1.06 milionë automjete, nga të cilat rreth 70% përdorin naftë, 20% benzinë dhe 8% gaz. Automjetet elektrike, ndonëse në rritje, përbëjnë vetëm 1.3% të totalit, me rreth 15 mijë mjete aktive.

Post Views: 48

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Ambasada e SHBA-së del me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët
  • LDK merr një lajm pozitiv pas një periudhe të vështirë
  • E rëndë në bregdet, pushuesi ndërron jetë sapo futet në ujë
  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme