Skip to content

Shkon për darkë te Pazari i Ri – ajo që pa e la pa fjalë!

Një qytetar ka vendosur të kalojë një mbrëmje të qetë duke darkuar te Pazari i Ri në Tiranë, por ajo që pa i prishi menjëherë oreksin.

Në tavolinën ngjitur, një mace ishte ngjitur mbi karrige dhe po shijonte pa asnjë shqetësim një pjatë me makarona, sikur të ishte klient i zakonshëm. Askush nga stafi apo të pranishmit nuk reagoi.

Pasi e përfundoi vaktin dhe lëpiu pjatën deri në fund, macja u largua qetësisht nga tavolina, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Momenti që të lë pa fjalë? Vetëm pak çaste më vonë, personeli erdhi dhe mblodhi pjatat.

Pamja e një kafshe që ushqehet në enët e restorantit dhe më pas ato rikthehen në përdorim, ngre pikëpyetje serioze për higjienën.

Po ju, si do të reagonit në një situatë të tillë?

Published inNews Shqip