Pavarësisht aludimeve të shumta, pyetjeve provokuese në “Post BBVA” dhe skepticizmit nga një pjesë e publikut, duket se Brikena dhe Mateo janë më të fortë se kurrë bashkë.
Pas përfundimit të edicionit të pestë, çifti ka zgjedhur të flasë hapur përmes rrjeteve sociale, duke dëshmuar se lidhja e tyre nuk ishte thjesht një histori brenda shtëpisë, por vazhdon edhe jashtë saj.
Ka qenë Brikena ajo që ka tërhequr vëmendjen, duke publikuar në Instagram një foto elegante krah Mateos. Të dy shfaqen të buzëqeshur dhe në harmoni të plotë, duke reflektuar një raport të qëndrueshëm dhe të konsoliduar.
Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje ishte përshkrimi i fotos – i shkurtër, por me shumë domethënie:
“Në kundër botës 🤍”
Një mesazh që duket se konfirmon se dyshja është gati të përballet me çdo sfidë, paragjykim apo kritikë që mund të vijë nga jashtë.
