Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Skandal në polici! AMP pezullon dy efektivë – zbardhen akuzat dhe emrat!

Posted on April 17, 2026 by admin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës–Dibër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, duke vendosur masa sigurie ndaj dy punonjësve të policisë të dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Masat e caktuara janë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, në përputhje me nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale.

Bëhet fjalë për dy inspektorë policie:

D. S., pjesë e shërbimit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër

D. S., pjesë e Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Bulqizë

Sipas hetimeve, masa ndaj tyre lidhet me një ngjarje të ndodhur më 10 mars 2026 në Bulqizë, ku mbetën të plagosur rëndë tre persona.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se efektivët nuk kanë përmbushur detyrat e tyre funksionale në përputhje me ligjin për Policinë e Shtetit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Post Views: 165

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Ambasada e SHBA-së del me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët
  • LDK merr një lajm pozitiv pas një periudhe të vështirë
  • E rëndë në bregdet, pushuesi ndërron jetë sapo futet në ujë
  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme