Skip to content

Sondazhi nxjerr emrin surprizë për drejtimin e Qeverisë Tranzitore

Një sondazh i zhvilluar nga “Panorama Group” ka synuar të masë opinionin e qytetarëve lidhur me emrin që ata do të preferonin në krye të një qeverie tranzitore, një ide që është diskutuar gjatë protestave të zhvilluara prej javësh në vend.

Kërkesa për krijimin e një qeverie tranzitore është artikuluar nga organizatorët e protestave, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie me mandat njëvjeçar, e cila sipas tyre do të kishte si mision organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.

Sondazhi është realizuar në disa qytete të Shqipërisë, duke përfshirë qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Sipas rezultateve të publikuara, 80 për qind e të anketuarve shprehen se mbështesin punën e SPAK-ut, ndërsa 78 për qind kanë përzgjedhur ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, si kandidatin që do të preferonin për të drejtuar një qeveri tranzitore.

Sipas të dhënave të sondazhit, mbështetja për Dumanin lidhet me perceptimin e një pjese të qytetarëve për angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe hetimin e çështjeve që kanë përfshirë zyrtarë të lartë. Gjatë kohës që drejtoi Prokurorinë e Posaçme, ai u bë i njohur për hetimet ndaj ish-ministrave, ministrave dhe funksionarëve të tjerë të nivelit të lartë, si edhe për çështje që lidhen me krimin e organizuar dhe atë ekonomik.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *