Skip to content

SPAK merr vendimin: Dosja “Metamorfoza” shkon në gjyq, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza” dhe e ka dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

 

Në këtë dosje janë nëntë të pandehur, mes tyre edhe Ervis Martinaj, për të cilin SPAK kërkon zhvillimin e procesit gjyqësor në mungesë.

 

Sipas dosjes hetimore, përveç Martinajt, për gjykim janë dërguar edhe Denis Bajri, Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Bardhyl Mavraj, Eljon Hato dhe Arsad Bashli.

 

Ndërkohë, çështja e fatit të Ervis Martinajt mbetet ende pa një përgjigje zyrtare. Që prej raportimit të zhdukjes së tij në vitin 2022, autoritetet kanë zhvilluar hetime dhe veprime të shumta procedurale, por deri më tani nuk është bërë publik një përfundim zyrtar mbi vendndodhjen apo fatin e tij.

 

Me dërgimin e dosjes në GJKKO, pritet që gjykata të shqyrtojë akuzat ndaj të pandehurve dhe të vendosë për vijimin e procesit gjyqësor, ndërsa hetimet për rrethanat e zhdukjes së Ervis Martinajt mbeten një nga çështjet më të ndjekura nga opinioni publik.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *