Skip to content

SPAK në aksion, sekuestrohet telefoni i zyrtares së Kadastrës dhe bllokohen toka në Jug

SPAK ka sekuestruar telefonin e kreut të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, si edhe pajisje të disa punonjësve të tjerë të këtij institucioni. Paralelisht, Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro disa prona në zonën e Livadhit, në Himarë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja investigative “Disidentët”, e cila raporton se veprimet janë kryer ditën e premte. Sipas publikimit, hetuesit kanë sekuestruar telefonat e disa zyrtarëve të Kadastrës dhe kanë vendosur masa sigurie mbi disa toka në bregdetin e jugut.

Deri më tani, SPAK nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me detajet e operacionit, personat që mund të jenë përfshirë apo nëse ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes sekuestrimit të telefonave dhe pronave të bllokuara në Himarë.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur Prokuroria e Posaçme ka shtuar kontrollet dhe hetimet mbi pasuritë e dyshuara se mund të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme ose të jenë të lidhura me veprimtari kriminale, veçanërisht në zonat bregdetare.

Himara, dhe konkretisht zona e Livadhit, është ndër territoret më të kërkuara për investime turistike, por prej vitesh është përballur edhe me konflikte dhe problematika të shumta që lidhen me pronësinë e tokave.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *