Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, rreth orës 13:30 është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë. Policia ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë lënduar.
“Aktualisht, njësitet policore po vazhdojnë me veprime operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Be First to Comment