Skip to content

Tensione në emisionin e Blendi Fevziut, të ftuarit përplasen: “Dil përjashta, çohu!”

Një debat i tensionuar është zhvilluar në studion e emisionit “Opinion”, ku po diskutohej për përplasjen mes ish-kryespiunes së Shqipërisë, Vlora Hyseni, dhe gazetares Klodiana Lala.

Lala ka bërë të ditur se avokati i saj është duke përgatitur një kallëzim penal në SPAK lidhur me deklaratat që ajo i konsideron kërcënuese apo shantazhuese nga Hyseni, teksa gazetarja po hynte në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Gjatë diskutimit në studio, Lala është përplasur verbalisht edhe me analistin nga Kosova, Albatros Rexhaj. Ky i fundit e pyeti se përse publiku duhet t’i besojë asaj dhe jo ish-shefes së SHISH-it.

“Pse duhet me të besu ty dhe jo Vlorës?”, e pyeti Rexhaj.

“Ti meriton të ta bëj si Berati, po unë nuk i ndyj duart me ty”, iu përgjigj Lala, duke iu referuar një incidenti të mëparshëm në studio mes Rexhajt dhe analistit Berat Buzhala.

Debati vijoi me replika të tjera mes tyre, ndërsa Lala theksoi: “Po zonja është nën hetim, unë jo”.

Në përplasjen mes të ftuarve ndërhyri edhe moderatori Blendi Fevziu, i cili kërkoi që debati të mos kalonte në tone personale.

“Mua mos m’u drejto me ‘ti’, se ndryshe del përjashta”, i tha Fevziu Rexhajt.

Pas kësaj, Rexhaj vijoi debatin, ndërsa Fevziu e paralajmëroi sërish: “Nëse ke prova, rri, ose ndryshe çohu dhe ik”.

Burimi: Newsbomb.al

Published inNews Shqip