Sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në disa zona të kryeqytetit iranian, Teheran, sipas raportimeve të mediave shtetërore. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi shkakun e këtij aktivizimi, duke lënë situatën të mbuluar me paqartësi.
Burime të para bëjnë të ditur se nuk dihet ende çfarë e ka nxitur reagimin e sistemeve mbrojtëse, ndërsa incidenti ndodh në një moment të ndjeshëm, pas një armëpushimi të shpallur mes SHBA-së dhe Iranit.
Një dëshmitar për mediat opozitare iraniane ka deklaruar se ka parë dronë që fluturonin në lartësi të ulët mbi jugun e Teheranit, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna nga mbrojtja ajrore.
Nga ana tjetër, burime të cituara nga media izraelite kanë bërë të ditur se aktualisht nuk ka sulme nga Izraeli ndaj Iranit.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dalë me një reagim zyrtar, ndërsa zhvillimet mbeten në vëzhgim dhe situata konsiderohet ende e paqartë.