Një tërmet i lehtë ka goditur gjatë natës lindjen e Maqedonia e Veriut, duke u ndjerë nga banorët e zonës dhe në disa pjesë të rajonit.
Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja sizmike me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 00:22, pranë qytetit të Pehçevë. Epiqendra është lokalizuar në koordinatat 41.800° gjerësi veriore dhe 22.880° gjatësi lindore, në një thellësi prej rreth 16.3 kilometrash.
Raportimet paraprake bëjnë të ditur se tërmeti është ndjerë nga qytetarët në zonat përreth, por nuk ka shkaktuar dëme materiale apo pasoja për njerëzit.
Autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për një lëkundje të lehtë, me intensitet të ulët, e cila ka shkaktuar vetëm dridhje të shkurtra dhe pa rrezik për popullatën.