37-vjeçari nga Tetova dërgohet pa shenja jete në spital, policia zbardh detajet
Një 37-vjeçar nga Tetova, i identifikuar me inicialet F.S., është dërguar pa shenja jete në Repartin e Internistikës në Spitalin Klinik të Tetovës.
Rasti është raportuar në Stacionin Policor të Tetovës më 8 nëntor, rreth orës 16:35, nga personeli mjekësor i spitalit.
Pas ekzaminimit, mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e 37-vjeçarit. Sipas informacioneve zyrtare, gjatë kontrollit të trupit nuk janë evidentuar shenja të dukshme dhune.
Rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në vdekjen e personit mbeten të paqarta, ndërsa pritet të sqarohen nga procedurat përkatëse.