Skip to content

Tirana në kaos ditën e parë të shkollës/ Ja çfarë po ndodh në kryeqytet

Nisja e vitit të ri shkollor ka sjellë edhe rëndim të ndjeshëm të trafikut në Tiranë. Që në orët e para të mëngjesit, akset kryesore të kryeqytetit janë mbushur me automjete, duke shkaktuar lëvizje të ngadalta dhe vështirësi për qytetarët.

 

Një situatë e rënduar është raportuar në zonën e Unazës së Madhe, në segmentin nga Liqeni Artificial deri pranë Paskuqanit. Fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar radhë të gjata, ndërsa qarkullimi në disa pjesë të aksit vijon me ritëm shumë të ulët.

 

Trafik i dendur është evidentuar edhe në disa prej rrugëve të tjera të Tiranës, duke sjellë vonesa për drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët që lëvizin në kryeqytet.

 

Rritja e ndjeshme e numrit të makinave përkon me ditën e parë të vitit të ri shkollor. Prindër të shumtë janë nisur në mëngjes për të shoqëruar fëmijët drejt shkollave, ndërsa në të njëjtën kohë mijëra qytetarë janë drejtuar për në vendet e tyre të punës.

 

Kombinimi i këtyre lëvizjeve ka shtuar ndjeshëm fluksin në rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar një nisje të vështirë të ditës për qarkullimin në Tiranë.

Published inNews Shqip