Skip to content

Tragjedi e rëndë! Bashkëshortja dhe vajza e politikanit të njohur humbin jetën, i mori batica

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar, ku bashkëshortja dhe vajza 15-vjeçare e një politikani britaniko-bangladeshas humbën jetën në një ngjarje tragjike në një plazh pranë qytetit të Colchester, në qarkun Essex.

 

Viktimat janë identifikuar si Shelina Rahman (40), mësuese britanike me origjinë nga Bangladeshi, dhe vajza e saj Sameha Rahman (15).

 

Shelina Rahman ishte bashkëshortja e Dr. Monsur Rahman, drejtues i organizatës Jubo Dal UK, krahu rinor i Partisë Nacionaliste të Bangladeshit në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Ngjarja bëhet edhe më prekëse pasi një tjetër anëtar i familjes, një fëmijë 7-vjeçar që ndodhej me ta në momentin e aksidentit, u transportua me urgjencë në një spital në Londër, ku ndodhet në gjendje kritike.

 

Sipas gjyshit të fëmijës, Mujibur Rahman, 7-vjeçari po mbahet në kujdes intensiv dhe është i lidhur me aparatura që e mbajnë në jetë, ndërsa mjekët po bëjnë çdo përpjekje për ta shpëtuar.

 

Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *