Skip to content

Tragjedi e rëndë Çifti Mujeci humb jetën pasi iu pre rruga, detaje tronditëse nga vendi i ngjarjes!

Detaje të reja nga atentati në Lezhë: Çifti Mujeci u ekzekutua me breshëri plumbash, 4 fëmijë mbeten jetimë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i rëndë i ndodhur këtë të diel në fshatin Balldren, në Lezhë, ku humbën jetën 39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci.

Sipas informacioneve paraprake, çifti po udhëtonte në drejtim të Torovicës kur një automjet u ka prerë rrugën, duke i detyruar të ndalojnë. Në ato momente, nga një mjet tjetër, i raportuar pa targa, kanë zbritur dy persona të armatosur me armë automatike dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tyre.

Si pasojë e të shtënave, dy bashkëshortët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime bëjnë me dije se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po analizon pamjet për identifikimin e autorëve. Hetimet janë përqendruar në disa pista, ku një ndër kryesoret dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes, për shkak të së kaluarës së viktimës në një ngjarje të ndodhur në vitin 2016.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka konfirmuar se grupet hetimore po punojnë intensivisht për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e saj dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Çifti Mujeci lë pas katër fëmijë të mitur.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *