Sulm me armë në Spanjë, 3 të vdekur: mes viktimave një grua shtatzënë dhe një 16-vjeçar
Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje kritike pas një sulmi me armë zjarri në Isla Cristina, në provincën e Huelvës, Spanjë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen Rocío. Sipas raportimeve, një person i armatosur dyshohet se ka mbërritur në zonë me motoçikletë dhe ka qëlluar drejt disa personave, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Mes viktimave janë një grua shtatzënë, nëna e saj dhe një 16-vjeçar. Të tre u qëlluan në rrugë, ndërsa një person i katërt mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital.
Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e sulmit. Hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm mes dy familjeve.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
