Skip to content

Tragjedi familjare: Identifikohen viktimat, mes tyre baba dhe djali!

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Maqedoninë e Veriut, pas përplasjes së një kamioni me targa të Kosovës me një veturë “BMW”.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kamioni drejtohej nga 76-vjeçari me inicialet B.B. nga Kosova, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka kaluar gardhin ndarës të autostradës dhe ka hyrë në korsinë e kundërt, ku është përplasur me veturën “BMW” me targa të Shkupit, që drejtohej nga 51-vjeçari R.V.

 

Përplasja ka qenë fatale, pasi menjëherë pas aksidentit të dy automjetet janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur pothuajse tërësisht.

 

Në vendngjarje kanë humbur jetën drejtuesi i “BMW”-së, R.V., si dhe dy pasagjerët A.V. dhe P.M., të dy 20 vjeç nga Shkupi. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës së katërt.

 

Policia njofton se shoferi i kamionit është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje policore, ndërsa pas përfundimit të hetimeve do të ngrihen procedurat përkatëse ligjore.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *