Skip to content

Tragjedi gjatë pushimeve/ 32-vjeçarja humb jetën në Shqipëri

Një turiste britanike ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Jalë të Himarës, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40. 32-vjeçarja me inicialet I.R., e lindur në Londër, ishte akomoduar në një hotel në Jalë. Pasi nuk është ndjerë mirë, ajo ka kërkuar ndihmë në recepsion.

Punonjësit e hotelit e kanë dërguar menjëherë në Qendrën Shëndetësore, ku stafi mjekësor ka tentuar t’i japë ndihmën e nevojshme. Megjithatë, 32-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga të dhënat e para mjekësore dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale. Policia bën me dije se e reja kishte pasur më herët probleme shëndetësore, përfshirë vështirësi në frymëmarrje dhe diabet.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Published inNews Shqip