Presidenti i Indonezia, Prabowo Subianto, ka urdhëruar nisjen e një hetimi të menjëhershëm pas një përplasjeje tragjike mes dy trenave pranë Xhakarta, ku kanë humbur jetën të paktën 14 persona dhe janë plagosur 84 të tjerë, sipas të dhënave më të fundit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan gjatë gjithë natës pranë stacionit Bekasi Timur, rreth 25 kilometra në lindje të kryeqytetit, për të nxjerrë të mbijetuarit dhe për të menaxhuar pasojat e aksidentit.
Sipas autoriteteve, një tren pasagjerësh që kishte ndaluar është goditur nga një tren tjetër i linjës së gjatë. Viktimat ishin të gjitha në trenin e parë, ndërsa rreth 240 pasagjerët e trenit tjetër u evakuuan pa pasoja të rënda. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 me orën lokale.
Gjatë ditës së sotme, presidenti Subianto vizitoi të plagosurit në spital, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësit për këtë tragjedi të rëndë.