Skip to content

TRAGJEDI/ Ky është Blenisi që humbi jetën pasi u godit me armë zjarri

TRAGJEDI NË RAHOVEC/ 16-vjeçari humb jetën pas plagosjes me armë zjarri

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së dielës Rahovecin, ku një 16-vjeçar humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri.

Sipas raportimeve të Indeksonline, personi që dyshohet se aksidentalisht ka shkaktuar plagosjen është Blenis Burim Gashi, nga fshati Fortesë i Rahovecit. Rrethanat e sakta të ngjarjes pritet të zbardhen nga hetimet e autoriteteve.

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përmes një postimi në Facebook shprehu dhimbjen për humbjen e të riut.

Latifi bëri të ditur se Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe kishte nisur të ndërtonte ëndrrat dhe planet e tij për të ardhmen.

“Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët”, shkroi kryetari i Rahovecit, duke shprehur ngushëllime për familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njihnin 16-vjeçarin.

Humbja e të riut ka shkaktuar dhimbje të madhe në familje dhe në komunitetin e Rahovecit.

Published inNews Shqip