Skip to content

Tragjedi në det/ Anija me 243 persona fundoset, raportohet për viktima

Një tragjedi detare ka ndodhur në Detin Java të Indonezisë, ku një anije pasagjerësh është fundosur, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për gjetjen e personave të zhdukur.

 

Sipas agjencisë indoneziane të kërkim-shpëtimit, deri më tani janë nxjerrë të gjallë 113 persona, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën. Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 243 persona, mes tyre edhe 30 pjesëtarë të ekuipazhit.

 

Anija ishte raportuar e zhdukur në orët e para të së dielës, pasi kishte humbur kontaktin me autoritetet. Mësohet se në momentin e incidentit në zonë mbizotëronin kushte të vështira atmosferike, të cilat e kanë komplikuar situatën.

 

Ekipet e emergjencës dhe forcat e kërkim-shpëtimit janë angazhuar në një operacion të gjerë në Detin Java, me qëllim lokalizimin dhe shpëtimin e personave që ende rezultojnë të zhdukur.

 

Autoritetet indoneziane vijojnë të mbledhin informacion mbi rrethanat e fundosjes, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim.

Published inNews Shqip