Arbër Gashi, 34-vjeçari nga Kosova, ka ndërruar jetë në Finlandë. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij.
Sipas një njoftimi të publikuar nga Albi Zogiani, Gashi kishte marrë pjesë në një protestë në Helsinki dhe, disa orë më vonë, ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Familja ka njoftuar se trupi i 34-vjeçarit ndodhet aktualisht në Finlandë, ndërsa detajet lidhur me kthimin e tij në Kosovë dhe ceremoninë e varrimit pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Sipas Zogianit, Arbëri ishte zhvendosur në Finlandë rreth katër vite më parë, me synimin për të punuar dhe për të mbështetur familjen e tij në Kosovë. Ai ishte i vetmi pjesëtar i familjes që jetonte në Finlandë.
Familjarët kanë bërë gjithashtu apel për mbështetje financiare për kthimin e trupit në Kosovë dhe përballimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore. Informacionet mbi mënyrën e kontributit pritet të publikohen më vonë.
Deri në publikimin e këtyre të dhënave, shkaku i vdekjes së Arbër Gashit nuk është bërë i ditur.
https://www.facebook.com/share/p/1FhsuB2AG3/
