Skip to content

Tragjedi në Greqi emigranti shqiptar humb jetën në një aksident fatal!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në zonën “Pirgos Ilias”, në Peloponez.

Sipas autoriteteve policore greke, viktima është identifikuar si Fatmir Dyrmishi, i cili po qarkullonte me biçikletë në një kryqëzim pranë hyrjes së qytetit, kur në rrethana ende të paqarta është përplasur nga një kamion.

Si pasojë e plagëve të rënda, ai është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Trupi i tij është transportuar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa policia greke ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga autoritetet për marrjen në pyetje dhe veprime të mëtejshme hetimore.

Sipas informacioneve, 55-vjeçari jetonte i vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familja e tij ndodhet në Shqipëri.

Shënim: Në bazë të parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo person i përmendur konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *