Skip to content

Tragjedi në Kretë: Babai ekzekuton shoferin që i mori jetën të birit!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të martë ishullin e Kretës, ku një 54-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një 20-vjeçar, për t’u vetëdorëzuar më pas në polici.

Sipas mediave greke, krimi ka ndodhur në zonën e Gazi, në Heraklion. Dyshohet se autori e konsideronte të riun përgjegjës për vdekjen e djalit të tij, i cili humbi jetën tre vite më parë në një aksident automobilistik.

Raportohet se 20-vjeçari ishte drejtuesi i automjetit ku ndodhej edhe djali i 54-vjeçarit në momentin e aksidentit fatal. Që prej asaj kohe, autori mbante mbi të riun fajin për tragjedinë familjare.

Ditën e sotme, ai e ka qëlluar viktimën katër herë me armë zjarri në mes të rrugës. Pas kryerjes së krimit, 54-vjeçari është dorëzuar vetë në polici.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *