Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës në Mitrovicën e Jugut, ku një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një banese.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se autoritetet janë njoftuar për rastin rreth orës 08:20.
Sipas Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 25-vjeçarit.
Me urdhër të prokurorit, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Be First to Comment