Identifikohen dy viktimat e aksidentit tragjik pranë TEG-ut
Policia ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.
Viktimat janë Mohamed Lotf, drejtuesi i betonieres, dhe Mohamed Ali, pasagjeri në të njëjtin mjet. Të dy ishin shtetas të huaj.
Sipas njoftimit të Policisë, Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Ndërkohë, Roland Nuri, 28 vjeç, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, betonierja e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Alba Beton”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Be First to Comment