Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Thumanë, duke u marrë jetën një personi dhe duke lënë disa të plagosur.
Ngjarja u regjistrua në aksin Fushë Krujë–Thumanë, ku dy automjete u përplasën me forcë dhe më pas dolën nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve humbi jetën në vend, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të lënduar. Në njërin prej automjeteve ndodhej edhe një fëmijë, ndërkohë që ende nuk ka informacion të saktë për gjendjen e tyre shëndetësore.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.