Skip to content

Tragjedi në Zvërnec, ndahet nga jeta gazetari i njohur Enrik Mehmeti

Ndahet nga jeta gazetari Enrik Mehmeti pas një aksidenti tragjik në Zvërnec

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në zonën bregdetare të Zvërnecit, Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet, 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me një motomjet me katër rrota, kur dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe mjeti është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, ai ka marrë dëmtime të rënda trupore. Pavarësisht transportimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe përpjekjeve të mjekëve, gazetari nuk ka mundur të mbijetojë.

Në momentin e ngjarjes, në mjet ndodhej edhe një pasagjer rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një hapësirë bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe shkakun që çoi në humbjen tragjike të jetës së gazetarit Enrik Mehmeti.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *