Me dhimbje të madhe njoftohet se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani janë gjetur pa shenja jete në zonën e Vrazhi Vir, në afërsi të Bllacës, në drejtim të Kosovës.
Sipas informacioneve paraprake, tre personat janë gjetur pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ku automjeti me të cilin udhëtonin kishte përfunduar i përmbysur.
Ngjarja ka tronditur familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që i njihnin. U shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të ndjerëve. Zoti i mëshiroftë dhe u dhëntë forcë në këto momente të vështira.
Lajmi është raportuar nga 3shi.net, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga autoritetet përkatëse.

Be First to Comment