Skip to content

Tronditëse: Mësuesja rrëfen momentin prekës tek familja e dy të miturve të aksidentuar!

Mësuesja e dy fëmijëve që humbën jetën tragjikisht dje në Durrës, pas një incidenti të rëndë, ka dhënë një prononcim prekës për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ajo u shpreh se dhimbja e familjarëve është aq e madhe, sa edhe lotët janë shteruar.

“Është një situatë për të cilën nuk mund të gjejmë fjalë. Përtej heshtjes, ndjejmë dhimbjen e familjarëve dhe të gjithë atyre që i njihnin. Kur hyra në familjen e parë, te familja e zotit Ermal, atë që vura re ishte mungesa e lotëve,” tregoi ajo.

Sipas saj, kjo heshtje flet më shumë se çdo fjalë.

“Kur nuk ka më lot, kupton sa e madhe është dhimbja që mban zemra e një prindi. Është një dhimbje e pafundme. Njerëzit hynin dhe dilnin, por askush nuk fliste. Ngushëllimet jepeshin vetëm me një pohim koke, sikur të gjithë ndiheshim bashkëfajtorë,” u shpreh mësuesja.

Ajo ngriti edhe një shqetësim të fortë për sigurinë e fëmijëve:

“Shpesh u themi fëmijëve të dalin të luajnë jashtë për t’i larguar nga rrjetet sociale, por ku i lëmë? Sa të sigurt janë? Dhe në një moment, gjithçka mund të shuhet…”

Ngjarja ka prekur thellë opinionin publik, duke u kthyer në një dhimbje që shumëkush e ndjen si të përbashkët.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *