Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Tronditet Rudina Xhunga – bashkëshorti i saj jep lajmin e dhimbshëm (foto)!

Posted on April 4, 2026 by admin

Një lajm i dhimbshëm ka prekur sot botën e medias dhe familjen e gazetares së njohur Rudina Xhunga. Nëna e saj, Vangjeli Xhunga, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, më 4 prill.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga bashkëshorti i gazetares, analisti Dritan Hila, i cili përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale konfirmoi humbjen e rëndë për familjen.

“Vangjeli Xhunga, nëna e bashkëshortes time, Rudinës, u nda nga jeta sot, në hyrje të 4 prillit,” shkruan ai, duke njoftuar miqtë dhe të afërmit për ceremonitë mortore.

Detajet e ceremonisë mortore

Familjarët kanë bërë të ditur edhe organizimin e homazheve dhe të varrimit:

Përshëndetja e fundit: Do të zhvillohet sot pranë Shoqërisë Funerale “Alba 2000”, në Rrugën e Durrësit (ish-Ambasada Jugosllave).

Varrimi: Do të kryhet ditën e diel, në orën 11:00, në varrezat e Tufinës.

Ngushëllimet: Familja do të presë vizita të martën, në oraret 10:00–13:00 dhe 17:00–20:00.

Një humbje e madhe

Vangjeli Xhunga kujtohet si një grua me vlera të larta njerëzore, e përkushtuar ndaj familjes dhe rritjes së tre vajzave të saj. Largimi i saj përbën një humbje të madhe për të afërmit dhe për të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për Rudina Xhunga, Dritan Hila dhe gjithë familjen në këtë moment të vështirë.

U prehtë në paqe.

Post Views: 319

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Stresi dhe babai i tij përplasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së
  • “Shqiptarët tejkaluan çdo pritshmëri, shtohen thirrjet për largimin e Ramës”
  • Çfarë vendosi Gjykata për Erion Veliajn? Detajet e fundit nga seanca
  • Rama ndaj Greqisë: Retorika që nxit tensione duhet të ndalet
  • Momente tmerri në ajër: Thyhet xhami i avionit me pasagjerë, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Angli

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme