Skip to content

Tronditet Tirana: Punonjësi i Gardës gjendet i pajetë me armën e shërbimit, publikohet identiteti

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, mëngjesin e kësaj të mërkure është gjetur pa shenja jete një punonjës i Gardës në banesën e tij në zonën e Rrugës së Dibrës.

Viktima, shtetasi Albert Gadica, 42 vjeç, dyshohet paraprakisht se i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të pajetë në banesë, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në një tjetër rast të rëndë, gjatë orëve të mesnatës një 34-vjeçar, i identifikuar si Juxhin Hamajezi, është paraqitur i plagosur në spital.

Nga hetimet paraprake dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Published inNews Shqip