Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

TRONDITJE! “Brikena më ndau nga i fejuari” – Edisa publikon fotot që po shpërthejnë rrjetin!

Posted on April 16, 2026 by admin

Debatet e forta të “Big Brother VIP” duket se nuk përfundojnë me daljen nga shtëpia apo me mbylljen e spektaklit. Ato vazhdojnë edhe jashtë, duke u kthyer në përplasje të drejtpërdrejta publike.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit “Fan Club”, u regjistrua një debat i ashpër mes ish-banores Edisa dhe Kejsi Borrit, motrës së Mateos. Shkak u bënë kritikat e vazhdueshme që Edisa ka bërë ndaj Mateos dhe Brikenës, si gjatë qëndrimit në shtëpi, ashtu edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj.

Kejsi reagoi menjëherë, duke dalë hapur në mbrojtje të vëllait dhe partneres së tij, çka e tensionoi më tej situatën në studio.

Megjithatë, duket se përplasja nuk ka mbetur vetëm aty. Pas emisionit, Edisa ka vendosur ta çojë situatën në një tjetër nivel, duke reaguar në rrjetet sociale me një deklaratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Ajo ka publikuar një foto të sajën, të shoqëruar me një mbishkrim ironik, ku lë të kuptohet se pas reagimit të Kejsit fshihet një histori personale e vjetër:

“Tani e mora vesh që @kejsiborriii paska inate të vjetra me mua. Chill baby girl, se unë as nuk e dija që ti i qenke vardisur kaq shumë ish-të fejuarit tim 😉”

Deklarata ka ndezur menjëherë rrjetin, duke rikthyer vëmendjen tek raportet mes personazheve dhe duke shtuar pikëpyetje mbi atë që mund të ketë ndodhur jashtë kamerave.

Post Views: 214

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Ambasada e SHBA-së del me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët
  • LDK merr një lajm pozitiv pas një periudhe të vështirë
  • E rëndë në bregdet, pushuesi ndërron jetë sapo futet në ujë
  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme