Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Tronditje në artin shqiptar! Ndahet nga jeta mjeshtri që la pas vepra të pavdekshme!

Posted on April 16, 2026 by admin

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar Skënder Kamberi, një nga figurat më të spikatura të artit pamor në vend.

Me një karrierë të gjatë dhe të përkushtuar ndaj artit, Kamberi është vlerësuar si një nga “penelat” më të dalluara të pikturës shqiptare që prej fillimit të viteve ’60. Krijimtaria e tij ka lënë gjurmë të thella në historinë e artit, duke u dalluar për stilin dhe tematikat e fuqishme.

Një pjesë e rëndësishme e veprave të tij, kryesisht kompozime, ruhen sot në fondin e Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, si dhe në koleksione private brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij kanë kapërcyer kufijtë, duke u ekspozuar në vende si Egjipti, Franca, Anglia, Turqia, Italia dhe Greqia.

Ndër krijimet më të njohura të tij përmenden tablotë kompozicionale “Ndihma e shokut” (1966), “Betimi i Vrana Kontit” (1968), “Kthimi i nëndetëseve”, “Buka e duarve tona” (1976), “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë” (1977), “Otranto, 1997”, si dhe portretet e luftëtarit Sali Vranishti (1971) dhe të poetes Maro Pasho (1973).

Skënder Kamberi lindi në Vlorë më 2 shkurt 1939. Ai përfundoi Liceun Artistik në vitin 1960 dhe më pas vijoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomua në vitin 1965, duke nisur kështu një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm në artin shqiptar.

Post Views: 114

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • LDK merr një lajm pozitiv pas një periudhe të vështirë
  • E rëndë në bregdet, pushuesi ndërron jetë sapo futet në ujë
  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët
  • Skema e re e pensioneve: Gjithçka që duhet të dini

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme