Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

TRONDITJE në Tiranë! Policia zbulon detaje nga ngjarja e rëndë!

Posted on April 20, 2026 by admin

Tiranë tronditet! 23-vjeçari qëllon me armë pas konfliktit në lokal, 5 të tjerë në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur disa ditë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz.

Sipas hetimeve, gjatë përplasjes mes disa personave, i riu dyshohet se ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër për të kanosur një prej të përfshirëve, si dhe një tjetër person që ndërhyri për të shuar konfliktin. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Operacioni policor i koduar “Details”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 5, bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e të riut me inicialet A. H., banues në Tiranë.

Nga hetimet rezulton se në sherr janë përfshirë gjithsej 6 persona, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe 5 të tjerë, të identifikuar me inicialet R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj.

Ndërkohë, procedim penal ka nisur edhe ndaj pronarit të lokalit për moskallëzim krimi.

Policia vijon operacionin për kapjen e personave në arrati dhe për gjetjen e armës së përdorur, ndërsa dosja i është referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Post Views: 65

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët
  • Skema e re e pensioneve: Gjithçka që duhet të dini
  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme