Pamje të rënda vijnë nga protesta e studentëve, ku tensionet mes protestuesve dhe policisë vijojnë të përshkallëzohen.
Në videon e publikuar, një qytetar shihet teksa shoqërohet me forcë nga efektivët e policisë, ndërsa mban në fytyrë një maskë kundër gazit. Pamjet tregojnë momentet e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesit.
Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, deri më tani janë shoqëruar 23 persona pas përplasjeve gjatë protestës së studentëve, e cila po zhvillohet që prej mesditës së sotme para Ministrisë së Arsimit.
Po sipas policisë, nga incidentet kanë mbetur të lënduar gjashtë efektivë dhe një gazetare.
