Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Vjehrri shpërthen ndaj nuses: Mbante erë të keqe, më mori 40 mijë euro për ta marrë!

Posted on March 15, 2026 by admin

Një baba i quajtur Dilaver iu drejtua emisionit Shihemi në Gjyq në Tv Klan për t’i kërkuar llogari djalit të tij, Taulantit, për 40 mijë euro që sipas tij janë shpenzuar dhe për martesën me një vajzë që ai nuk e miratonte.

Taulanti tregoi se është martuar para 13 vitesh, pasi ishte dashuruar me një vajzë, ndonëse babai i tij ishte kundër. “Unë u dashurova me të. Ky nuk e donte, por çfarë të bëja unë?” tha ai.

Dilaveri u shpreh i zhgënjyer nga zgjedhja e djalit, duke thënë se që në fillim i kishte kërkuar të mos martohej me atë vajzë. “Të thashë mos e merr, ajo nuk ishte për ty”, u shpreh ai gjatë debatit në studio.

Nga ana tjetër, Taulanti u mbrojt duke thënë se në atë kohë nuk mund ta dinte se si do të shkonte martesa. “Nuk hodha fall për të parë se si ishte ajo. Ajo mori atë rrugë dhe edhe unë i dhashë atë rrugë”, tha ai.

Sipas babait, problemet nisën pasi djali shpenzoi paratë dhe u largua nga familja. Ai madje pretendoi se nusja e kishte ndarë djalin nga prindërit.

Debati u ashpërsua edhe më shumë kur moderatori Ardit Gjebrea ndërhyri duke i kujtuar Dilaverit se ishte djali i tij ai që kishte zgjedhur të martohej me atë vajzë.

Në studio ndërhyri edhe juristja Eni Çobani, e cila pyeti për detaje rreth martesës. Taulanti tregoi se martesa kishte zgjatur vetëm tre vite dhe nga ajo lidhje ka ardhur në jetë edhe një fëmijë.

Sipas tij, divorci erdhi pasi ish-bashkëshortja vendosi të largohej jashtë vendit. Ai pretendon se pas ndarjes ka mbetur në vështirësi dhe se nuk i lejohet të shohë as nënën.

“Unë nuk e dija çfarë femre ishte, ky ishte fati im”, përfundoi ai rrëfimin e tij në emision.

Post Views: 70

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Mësuesja nga Shkupi ndërron jetë gjatë procesit mësimor
  • Avokati i njohur bën paralajmërim të fortë për Edi Ramën, zbulon detaje që pritet të nxisin debat
  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme