Një zjarr ka përfshirë një apartament në një pallat në zonën e Golemit, duke shkaktuar alarm dhe panik te banorët.
Pas marrjes së njoftimit, ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë vlerësuar.
Dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë nisur nga kabina elektrike e pallatit, por pritet që hetimet të përcaktojnë shkakun e saktë të incidentit.


Be First to Comment