Gëzim Morina është 23-vjeçari nga Kamenica, i cili krahas studimeve për mekatronikë, i është përkushtuar një pasioni të veçantë: ndërtimit të avionëve dhe dronëve.
Studenti i ri krijon modele të ndryshme avionësh dhe dronësh, përfshirë edhe modele me përdorim ushtarak, të cilat i teston në stadiumin e Kamenicës. Në një lidhje për “ABC e Mëngjesit”, Gëzimi ka treguar se gjatë procesit të ndërtimit përdor materiale të riciklueshme dhe shpesh punon me orë të zgjatura për t’i realizuar projektet e tij.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se disa prej avionëve të ndërtuar prej tij mund të përshkojnë deri në 4.5 kilometra, ndërsa janë të pajisur edhe me sisteme kamerash.
