Historia e rrallë e 50-vjeçares në “Shihemi në Gjyq”: U martua për herë të parë me një shqiptar që jetonte në Australi
Rubrika “Shihemi në Gjyq” e emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan solli një histori të pazakontë, përtej konfliktit mes dy shoqeve. Në qendër të saj ishte historia e Faries, e cila tregoi për jetën e saj dhe martesën e parë në moshën 50-vjeçare.
Faria rrëfeu se kishte jetuar mes familjes biologjike dhe familjes së xhaxhait, i cili e kishte birësuar pasi nuk kishte fëmijë. Për shkak të lidhjes së fortë me familjen që e kishte rritur, ajo kishte vendosur të mos martohej për të mos i lënë vetëm.
Sipas rrëfimit të saj, për shumë vite nuk kishte pasur asnjë lidhje dashurie dhe e kishte mbyllur çdo mundësi për martesë. Situata ndryshoi kur në Bulqizë u kthye një shqiptar që kishte jetuar prej vitesh në Australi.
Faria tregoi se vendosi të martohej me të, edhe pse ai nuk kishte pasuri. Ajo theksoi se vendimi i saj nuk ishte i lidhur me gjendjen ekonomike, por me dëshirën për të krijuar një familje.
Gjatë bisedës me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin, ajo zbuloi se ishte 50 vjeçe kur u martua, ndërsa bashkëshorti i saj ishte 65 vjeç.
“Unë zgjodha njeriun, jo pasurinë”, u shpreh Faria, duke treguar se për të më e rëndësishme ishte krijimi i një familjeje sesa gjendja ekonomike e bashkëshortit.
Ajo rrëfeu gjithashtu se bashkëshorti ishte befasuar kur kishte mësuar se ajo, në moshën 50-vjeçare, nuk kishte pasur më parë një histori dashurie.
Faria tha se në atë moment kishte marrë një vendim të qartë për jetën e saj: ose të vazhdonte të jetonte si më parë, ose të bënte hapin drejt krijimit të familjes.
